Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News thotë se ka bërë gabim që ka mbështetur Edi Ramën si lider të Partisë Socialiste.

Pjesë nga deklaratat: 

Kokëdhima: Ramën unë e kam mbështetur në jetën time para se të hyjë në politikë. E kam mbështetur si lider i Partisë Socialiste për vite me radhë me shtypin tim me politikat editoriale të majta. Po! Pavarësisht se nuk isha në politikë kam bërë gabim se kam mbështetur liderin e gabuar të këtij vendi, kam mbështetur liderin e papërshtatshëm në politikë. E kam bërë kur nuk kam qenë në politikë.


/Ora News.tv/