Kokëdhima kundër rekomandimit të FMN-së: Jo rritje të taksave

Kokëdhima kundër rekomandimit të FMN-së: Jo rritje të

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh kategorikisht kundër rekomandimit më të fundit të FMN-së për rritje të mëtejshme taksash nga qeveria shqiptare, për të sjellë në binarë buxhetin e shkatërruar nga koncesionet dhe për të ulur borxhin. Kokëdhima u shpreh se ZGJIDHJA e kishte paralajmëruar vazhdimisht mungesën e përgjegjshmërisë fiskale të qeverisë “Rama” dhe pasojat që kjo do të ketë për vendin. 

 Postimi i Kokëdhimës

 Ku po shkojmë?

 Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post monitorimit të Shqipërisë. Ai paralajmëroi se vendi po qeveriset keq, se mjedisi për të bërë biznes është i vështirë, se situata me partneritetet publike e private po del jashtë kontrollit, se borxhi publik është i lartë, se po krijohen borxhe të fshehura dhe bizneset nuk po marrin paratë e tyre nga shteti, nďërsa një grup sipërmarrjesh po favorizohen me përjashtime fiskale. Të gjitha këto do të ndikojnë në ngadalësimin e ekonomisë dhe rrjedhimisht në rritjen e mëtejshme të varfërisë. ZGJIDHJA e kishte paralajmëruar vazhdimisht mungesën e përgjegjshmërisë fiskale të qeverisë “Rama” dhe pasojat që kjo do të ketë për vendin. Ne kemi qenë kundër projektit 1 miliard euro, për shkak të mungesës së transparencës për kostot dhe përfitimet dhe për faktin që ky është një borxh i fshehur që do t’u lihet brezave që do të vijnë. ZGJIDHJA kundërshtoi uljen e pragut të TVSH te biznesi i vogël, pasi kjo lëvizje godiste shtresat e varfëra dhe nuk zgjidhte problemin e evazionit te më të mëdhenjtë. Për të sjellë në binarë buxhetin dhe për të ulur borxhin, FMN rekomandoi sërish rritje të taksave. ZGJIDHJA është kategorikisht kundër rritjes së mëtejshme të taksave. Shtimi i barrës fiskale vetëm ka rritur evazionin dhe korrupsionin. Kjo qeveri gjithnjë e më shumë po tregon se është e paaftë dhe duhet ndalur sa nuk është vonë.

ZGJIDHJA në pushtet do të hartojë një politikë fiskale me taksa të ulëta, rritje të mbështetjes dhe të bizneseve sociale për të varfërit, ulje të evazionit, orientim në projektet prioritare dhe ulje graduale të borxhit publik.

EMISIONET