Kokainë për seks me vajzën italiane, pranga tregtarit shqiptar të drogës

Kokainë për seks me vajzën italiane, pranga tregtarit shqiptar

Një 38 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia lokale italiane në Rubicone.

I pastrehë dhe pa leje qëndrimi në Itali, shqiptari u arrestua në flagrancë teksa po shkëmbente kokainën me një klient.

Prej 6 shtatorit, ai jetonte në një apartament të vogël në Via Mura, në qendrën historike të Savignano sul Rubicone.

Lëvizjet e shpeshta të tij gjatë orëve të natës ishin vënë re nga policia lokale, e ndihmuar edhe nga banorët me informacionet e tyre.  

Kështu, të shtunën në mbrëmje, agjentët vendosën të kryenin operacionin e arrestimit. 

38 vjeçari u takua me një djalë duke i dhënë 1 gram kokainë. Oficerët ndërhynë menjëherë, duke e prangosur.

Në banesë u gjetën edhe 6 gram kokainë, e ndarë në doza dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. 

Gjithashtu u gjetën 20 gram marihuanë dhe disa qindra euro.

Burri jetonte në banesë me një vajzë vendase.

Mediat lokale shkruajnë se ai i ofronte vajzës kokainë në këmbim të shërbimeve seksuale. 

Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burg në Forli.

Bazuar në atë që është vërejtur nga agjentët, besohet se banesa ishte një burim i rëndësishëm i furnizimit me kokainë për "piacën" e Savignanese.

EMISIONET