Itali, kokainë në "vezët kinder", arrestohet 31 vjeçari shqiptar

Itali, kokainë në "vezët kinder", arrestohet 31

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Macerata në Itali, pasi akuzohet për trafik kokaine. Siç raportojnë mediat italiane i riu shqiptar e shiste drogën në vezë kindër, nga ku mori emrin edhe operacioni. Shqiptari ishte në kontroll nga policia italiane prej disa kohësh.

Ai kishte një numër fiktiv telefoni me anë të të cilit mbante kontaktet me klientët nga shtëpia. Më pas me anë të shkallëve të brendshme të ndërtesës ku jetonte takonte klientët e tij në zonën e garazhit.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë shtëpisë, më pas policia filloi kontrollet në banesën e ku ai jetonte me gruan e tij 25-vjeçare, po nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë enë plastike në formën e vezëve kindër, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike, gati për tu shitur. Ndërkohë në një dollap në dhomën e gjumit janë gjetur mbi një mijë euro që dyshohet se ishin fituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. 

Në cilësinë e provës materiale, iu sekuestrua edhe një peshore dhe dokumentat.

 I riu u arrestua për trafik droge, ndërsa gruaja e tij po hetohet në gjendje të lirë po për të njëjtën akuzë

EMISIONET