Kokaina, shqiptarët qëllojnë me armë bashkatdhetarin e tyre dhe e hedhin në lumë

Kokaina, shqiptarët qëllojnë me armë bashkatdhetarin e tyre

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Venecia të Italisë, pasi qëlluan me armë për të vrarë një 25 vjeçar po me origjinë shqiptare.

I riu u qëllua me një plumb në barkë dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, shqiptarët e kanë hedhur atë në lumë. Por, i riu siç shkruan "Il Giornale", ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.

Në pranga përfunduan Lefter Disha, 46 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të 25 vjeçarit me iniciale D.E, i cili gjendet ende në spitalin San Dona. Gjykata ka vërtetuar arrestimin e tyre, duke lënë prapa hekurave dy shqiptarët.

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët kishin lënë takim me 25 vjeçarin natën e 1 janarit rreth orës 22:30.

Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, por 25 vjeçari mohoi përgjegjësinë për incidentin.

Por, kjo nuk i bindi ata dhe më pas e morën atë me një makinë tip "Jaguar", duke e çuar në një shtëpi private duke i bërë pyetje të "drejtpërdrejta".

Këtu, djali është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga torturuesit e tij. Pasi u qëllua me armë në pjesën e këmbës nga Gjoka, 25 vjeçari u ngarkua në makinë dhe u hodh pranë lumit.

Aty u bë edhe tentativa e fundit për të zbuluar të vërtetën e kokainës. I riu u qëllua me armë në pjesën e barkut dhe hodh në ujërat e lumit.  Duke menduar se kishin mbyllur përgjithmonë hesapet me të, dy autorët u larguan me shpejtësi, por gabuan!

I riu arriti të kapej pas një shkurreje dhe të dilte në breg duke kërkuar ndihmë. Fal detajeve të dhëna prej tij, policia arriti të identifikojë përgjegjësit.

Policia ka sekuestruar edhe rrobat e tyre për të gjetur gjurmë baruti si dhe është sekuestruar makina që rrëmbeu të riun.


EMISIONET