Kokaina kolumbiane, prokuroria letër porosi autoriteve italiane

Kokaina kolumbiane, prokuroria letër porosi autoriteve italiane

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar letër porosi prokurorisë së Livornos lidhur me kokainën që është sekuestruar në Durrës.

Anija ku ndodhej kontenieri me banane brenda së cilës ishte fshehur ngarkesa 613 kg kokainë kolumbiane ka kaluar nga Livorno drejt Maltës dhe më pas nga Malta është ndalur  në Durrës.

Hetuesit kërkojnë nga autoritetet italiane të njihen me praktikën e ndjekur për kontrollin e kontenierit, në portin e Livornos pasi kanë dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin. 

Hetuesit kanë dyshime se, dokumentacioni që është paraqitur në doganën shqiptare është dorëzuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit ku fshihej sasia prej 613 kg kokainë.

Në dëshminë e tyre dy të ndaluarit Armando Pezaku dhe Donald Lushaj  kanë mohuar të kenë pasur dijeni për lëndën narkotike. Ne kerkim është shpallur pronari i "Arbri Garden", Arber Çekaj. 



EMISIONET