Koka: Rama kritikoi Kumbaron për Teatrin, Ministrja qau në mbledhje

Koka: Rama kritikoi Kumbaron për Teatrin, Ministrja qau në mbledhje

Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tregoi zhgënjimin e madh sipas tij të kryeministrit Edi Rama me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Koka: Zonja Kumbaro ka pasur të gjithë zhgënjimin e kryeministrit Rama për mënyrën se si e ka adresuar ajo çështjen e Teatrit Kombëtar. Mbaj mend që në shtator të vitit që lamë pas, zt. Rama zhvilloi një mbledhje jo zyrtare të qeverisë dhe kritikat më të mëdha ia adresoi aty zonjës Kumbaro dhe ka qarë edhe aty. Zt.Rama e ka kritikuar zonjën Kumbaro për qëndrimin e mefshtë të zonjës Kumbaro për çështjen e teatrit dhe i ka thënë tekstualisht që për të mos ishte Erion Veliaj, teatri do të ishte akoma në këmbë. Kjo do të thotë se e ka ndarë mendjen për shembjen e godinës së Teatrit dhe këtë do ta çojë në fund zonja Eva Margariti.


EMISIONET