Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kryeministri Rama ka përdorur në SHBA, mediat e Sorosit për të akuzuar opozitën për lidhje me Rusinë. Ai thotë se çështja përdoret në kohën kur qeveria ka besueshmërinë më të ulët.

Koka: I njëjti kryeministër që ka mundësinë dhe sponsorizimin për të shkuar deri në SHBA, për të ndërhyrë në mes të fushatës së zgjedhjeve, nuk e ka për gjë të përdorë "Mather Johes". Ka përdorur mediat e sponsorizuara nga Soros. Të tre gazetarët që kanë bërë shkrimin në fjalë kanë pranuar se kanë marrë para nga Soros.

Unë mendoj që një çështje që është diskutuar në nëntor të këtij viti dhe e rikthen pikërisht në momentin që është në pikën e vet më të ulët me ndërkombëtarët. Është dështim, nuk është sukses.



/Ora News.tv/