Protesta e opozitës, e cila është parashikuar për në orën 11.00 duket se do të zgjasë më shumë se herët e tjera.

Burime të RTV ORA bëjnë të ditur se opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh. Po sipas të njëjtave burime mësohet se policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë. Mbetet për tu parë kohëzgjatja e protestës.

Dy orë para nisjes së protestës, policia ka rrethuar me një gardh perimetrin e kryeministrisë. Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.

Lexoni me shume:  Policia rrethon kryeministrine


/Ora News.tv/