Koha për "El Clasico", Marca publikon formacionet e legjendave të sfidës

Ethet e "El Clasico"ndeshjes më të bukur në botë  sa vijnë e shtohen dhe mjaft gazeta europiane dhe jo vetëm kanë nisur të bëjnë sondazhe, rreth rezultatit përfundimtar të takimit, kush "sundon" në lojë dhe kush në rezultat, dilema që vetëm e shtuna do i zgjidh, me dy teknikët që e kanë vendosur se me cilën njëmbëdhjetëshe do i bëjnë ballë njëri-tjetrit.

Në prag të "El Clasico-s" numër 236, lexuesit e prestigjozes spanjolle "Marca" kanë votuar dhe 11 futbollistët më të mirë që kanë luajtur për ngjyrat e Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Në formacionin e yjeve të "Los Blancos" bën pjesë dhe tekniku aktual i Realit, Zinedine Zidane, ku përveçse duhet të "zbresë" në fushë duhet të drejtoi nga pankina "ansamblin", ndërsa në formacion nuk kishte si të mungonte 5 herë fituesi i "Topit të Artë" Cristiano Ronaldo.

Yje dhe në formacionin e katalanasve, me Pep Guardiolën që nga stoli i "duhet" të udhëzojë legjenda si  Maradona, Cruyff, Ronaldinho apo dhe yllin aktual të Barcelonës,  Lionel Messi.

EMISIONET