Kocaqi: Nuk duhet të votojmë një marrëveshje me shantazh nga Greqia

Kocaqi: Nuk duhet të votojmë një marrëveshje me shantazh nga

Historianja Elena Kocaqi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë nuk duhet pranuar asnjë marrëveshje me Greqinë që bëhet me shantazh dhe që synon rrëmbimin e territorit.

Kocaqi: Në qoftë se do të jetë një marrëveshje me kushte dhe shantazh, Shqipëria nuk duhet ta votojë edhe nëse do të ishte për referendum. Më mirë duhet ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare. Nëse ka një kusht të tillë që Shqipëria të hyj në BE, kurrë mos hyftë në BE. Nëse ka humbur territor Shqipëria, nuk ka humbur askush në botë. Nëse do të kishim një klasë politike jo të korruptuar, nuk do të kishim nevojë fare të hynim në BE. Nuk është se nuk ke pasuri, por nuk ke një administrator qeveritar. Ke një administrator politik që e ka çuar pasurinë me koncesione në drejtim të pa ditur. Edhe sot e sheh që vendoset taksa trefish për Rrugën e Kombit.

Ne nuk kemi një klasë politike dinjitoze që mbron interesin kombëtar. Nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mos ishte fakti që faktori shqiptar të mos ishte mbajtësi i stabilitetit Lindje-Perëndim, situata nuk do të ishte kaq në qetësi.


EMISIONET