E ardhmja e Andres Iniestës pritet të jetë larg Barcelonës.

Klubi i Superligës kineze, Tianjin Quanjian, raportohet se i ka ofruar mesfushorit katalanas blerjen e 2 milionë shisheve verë për ta bindur që të largohet nga Barcelona.

33-vjeçari, që ka kaluar gjithë karrierën në Camp Nou, po përfolet se gjatë verës do të largohet nga Spanja.

Siç raporton “The Sun”, Tianjin jo vetëm që do t’i ofrojë Iniestas pagë 30 milionë funte në vit, por edhe do t’i blejë verë nga kompania ku ai është pronar.

Pavarësisht kësaj oferte të majme, mesfushori nuk pritet që të largohet nga Barcelona.

/Ora News.tv/