Klubi anglez bën ofertë konkrete për Strakoshën

Klubi anglez bën  ofertë konkrete për Strakoshën

Thomas Strakosha sërish në orbitën e klubit të Premier League, Liverpool.

Sipas "Daily Mirror", drejtuesit e "The Reds" janë të bindur se gardiani shqiptarë është elementi i duhur për të shmangur gabimet dhe pësimin e golave në mënyrë të çuditshme dhe për këtë i kanë dërguar ofertë konkrete Lazios. Plot 30 milionë euro plus bonuse për 23 vjeçarin kuqezi, që në sezonin e shkuar impresionoi në "Olimpico" duke qënë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Simone Inzaghi.

Strakosha është nën kontratë deri në qershor 2022. Kartoni i tij i ka kushtuar Lazios vetëm 75.000 euro, kur e bleu atë nga Panionios në vitin 2012.

EMISIONET