KLSH vjen në Panairin e Librit me 18 tituj të shtuar. Kolana e këtij institucioni përbëhet nga 95 botime, ndërsa deri në fund të vitit, kryetari Bujar Leskaj thotë se numri do të shkojë deri në 100.

Libra ndihmijnë audituesit për foricimin e kapaciteteve të tyre, por edhe ndarjen e eksperiencave.

Leskaj: Botimet tona i shërbejnë rritjes së transparencës dhe llogaridhënies duke bërë një hap të rëndësishëm sasior dhe cilësor në kontributin profesional ndaj mirëqeverisjes përmes bërjes publike të veprimtarisë së institucionit.

Ky është viti i 6 që KLSH merr pjesë në Panairin e Librit, përmes analizave dhe raporteve audituese që pasqyrojnë strategjinë e KLSH.

/Ora News.tv/