Koncesionet dëmtojnë buxhetin, 957.3 mln euro dëmi ekonomik në 9 muaj

Koncesionet dëmtojnë buxhetin, 957.3 mln euro dëmi ekonomik

Vetëm në 9 muaj, buxheti i shteti ka pësuar një dëm ekonomik të frikshëm. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë në pah se dëmi ekonomik është 957.3 mln euro, ku vetëm koncesionet kanë sjellë një efekt negativ prej 16.8 mln euro.Problematike janë edhe doganat dhe prokurimet.

957.3 mln euro llogaritet dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë periudhës janar-shtator 2018.

Këto të dhëna janë publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimeve të realizuara në disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Koncesionet PPP, dhënia me qira dhe shitja e pronës publike, janë sektorët të cilatë kanë pasur nivelin më të lartë të dëmit financiar, i cili llogaritet të jetë 2.1mld lekë ose 16.8 mln euro.

Më pas renditen doganat me një dëm që e kalon 1 mld lekë, prokurimet,tatim-taksat dhe shpenzimet operative.

Dhënia e koncesioneve PPP kanë shkaktuar shumë debate në vend për shkak të impaktit financiar.

Institucione të rëndësishme financiare kanë bërë apel që kontratat të jenë transparente dhe të bëhet një përllogaritje më e saktë e shpenzimeve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shkeljet më të mëdha financiare janë konstatuar në displinën financiare, e cila ka të bëjë konkretisht me shpenzimet e realizuara pa eficencë dhe ekonomicitet.

Nga auditimet ka rezultuar gjithashtu se ka pasur shumë probleme, shkelje dhe parregullsi në aspektin e shpenzimeve.

Po ashtu KLSH ka konstatuar gjithashtu abuzime dhe pagesa të kundraligjshme në vlerën 62 miliardë lekë, paga shpërblime 264 milionë lekë.

Procedura prokurimi, kontrata dhe zbatim punimesh 3.5 miliardë lekë si dhe shpenzime operative 4.7 miliardë lekë.

Nisur nga këto shkelje, KLSH ka rekomanduar 66 propozime për ndryshime ligjore, në kuadrin e brendshëm rregullativ të institucioneve me synim forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike.

Përveç masave administrative, Prokurorisë i janë përcjellë edhe 34 kallëzime penale.

Në total, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar 102 auditime.

EMISIONET