KLP skualifikon tre kandidatë nga lista e 28 aplikantëve për SPAK/ EMRAT

Tre nga 28 prokurorët që kanë aplikuar për Strukturën e Posaçme Antikorrusion janë skualifikuar nga komisioni i ngritur nga KLP. 

Kandidatët që sipas KLP nuk kanë plotësuar kriteret janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. 

Këshilli njoftoi se tre prokurorët u përjashtuan pasi nuk janë aktualisht pjesë e sistemit të Prokurorisë, ndërkohë që perzgjedhja për Spak konsiderohet rritje në karrierë. 

Lista me 25 kandidatët plotësojnë kushtet ligjore, që do të thotë kanë 10 vite punë si prokuror dhe nuk kanë marrë asnjë masë disiplinore do i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar vettingun me përparësi dhe më pas një përzgjedhje përfundimtarë do të jetë përcaktimi i aftësive profesionale konkluzion që do të dalë nga analizimi i pesë dosjeve të hetuara prej tyre që janë përzgjedhura nga KLP. 

Në fund të mbledhjes, KLP votoi listën e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore ndërkohe që nga kjo liste do të përzgjidhen 15 prokurorë që do të krijojnë strukturën e posaçme antikorrupsion. 

Ndërkohë KLP nuk ka zëvendësuar ende vendin e mbetur bosh pas largimit të anëtares Antoneta Sevdari. Pas thirrjes që iu bë prokurorëve për të kandiduar prokurori Vate Staka.

LISTA e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore.

EMISIONET