Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dorëzoi në Kuvend raportin e vlerësimit për katër kandidatët e Shoqërisë civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Lajmi u bë i ditur npërmjet këtij postimi në rrejtin social tëitter, nga na e shefes së ONM-së,  Genovefa Ruiz Calavera, e cila  se Ky proces është vendimtar për të ecur përpara me formimin e organeve qeverisëse të drejtësi.

Sipas Raportit të Komisionit të Shoqërisë Civile pikët maksimale për të qenë pjesë e KLP-s i ka marrë kandidatja Entela Baci (Hoxhaj) me 81 pikë. I dyti është rënditur Andi Murataj me 79.5 pikë, ndjekur nga Mimoza Qinami me 79 pikë. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit do të bëjë vlerësimin nga ana e tij dhe të hënën dorëzon pranë Komisionit të Ligjeve raportin. Mazhoranca, siç edhe u thuksua të enejtën  nga kryetari i grupit të PS,   është optimiste se Komisioni i Ligjeve do të nisë të martën procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Balla: Ata që kanë bërtitur pse nuk po ngrihet KLP, pse po e vononi KLGJ as nuk morën pjesë farë në diskutimin për këtë çështje.

Por përballë kësaj opozita është në marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe ende nuk ka një vendim të qartë si në PD ashtud he në LSi, nëqoftëse  të angazhohet dhe do të marr pjesë   në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë?

Paloka: Ne nuk mund të bëjmë sikur...që ne të shkojmë të miratojmë ligje pastaj të shikojmë si këto ligje dhe vetë kushtetuta shkelen me këmbë nga mazhoranca dhe kryeministri. Kështu që edhe vendimet do të merren në përputhje me këto reagime. 

Luan Rama: LSI do të vazhdojë dhe do të rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i implementimit dhe i zbatimit të reformës në drejtësi. 

/Ora News.tv/