Klosi: Nga fundi i nëntorit, nuk zhdoganohen më makina të vjetra

Klosi: Nga fundi i nëntorit, nuk zhdoganohen më makina të vjetra

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, thotë se vendimi i qeverisë që ndalon importin e makinave me prodhim mbi 10 vjet nuk është taksë për të varfrit. 

I ftuar në Ora News, ai tha se vendimi prek vetëm bizneset, teksa shtoi se në fund të këtij muaji doganat nuk do të zhdoganojnë më makina të vjetra.

Blendi Klosi: Në fund të këtij muaji doganat nuk do të zhdoganojnë më makina më të vjetra sesa 10 vjet përdorim nga vendet e BE. Nuk ka një taksë për më të varfërit. Mosfutja e makinave më të vjetra nuk do të thotë heqja nga përdorimi e atyre që janë  në Shqipëri. Sot kemi një park  makinash, 500-600 mijë makina që në shumicvën e tyre, më shumë se gjysma, janë më të vjetra se 10 vjet. Tregu i makinave nuk do të cënohet, do cënohet vetëm biznesi i atyre që sjellin makina në Shqipëri.  Ka disa grupe që janë kundër këtij vendimi, komuniteti  që bën biznes me makina të vjetra, ata që tregtojnë karburant në vendin tonë, kumuniteti i atyre që riparojnë makinat e vjetra. Por ne kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve, për ti mbrojtur ata.

Për Klosin, me këtë vendimmarrje qeveria mbron shtresat e mesme dhe më poshtë se kaq.

Klosi: Nuk është se largojmë nga tregu shqiptar makinat në përdorim, nuk heqim  mundësinë e rishitjes së makinave brenda tregut shqiptar, krijimit të tregut shqiptar edhe të makinave të përdorura. Bëjmë atë që ka bërë gjithë rajoni, Europa prej kohësh. Shqipëria ishte i vetmi vend ku lejohej tregtia e makinave të vjetra. Makina e vjetra në radhë të parë ndotin mjedisin. E dyta, këta tregtarë gënjenin opinionin se makinat e vjetra kajnë emrin e madh. Emrin e madh mund ta ketë, por makina si çdo gjë tjetër ka një jetëgjatësi. Dhe jetëgjatësia maksimale shkon në 15 vjet.


EMISIONET