Klosi: Nuk do jepen më leje mjedisore

Klosi: Nuk do jepen më leje mjedisore

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe se nga data 1 qershor e vitit të ardhshëm kjo ministri nuk do të japë më leje mjedisore për aktivitetet që nuk janë në planet e bashkisë.

Gjatë një aktiviteti për operacionin e pastrimit të Shqipërisë, Klosi tha se duhen vullnet dhe bashkëpunim institucional për të menaxhuar situatën e pastrimit të Shqipërisë.

Klosi: Katër vjet shkon ai vendimi sa në një zyrë në një tjetër dhe nuk ka një përcaktim të qartë të cilën ekspertët e kanë shumë të qartë si bëhet. Si përcaktohet kosot, si përcaktohet tarifa dhe si përcaktohet menaxhimi në landfill? Kjo bën që të harxhohen goxha para, por para që nuk kanë një sistem menaxhimi. Çfarë do bëjmë? Fare thjeshtë, ekspertët e kanë gati, mendoj dhe me vullnetin e kryeministrit brenda këtij viti ne do të përcaktojmë tarifimin e këtij procesi për të menaxhuar më mirë fondet që kemi në dispozicion. Kemi goxha para. Të njëjtën histori, të njëjtën process dhe vullnet për ti shkuar gjërave deri në inde do të ndjekim me problematika të tilla mjedisore që na krijohen në këtë situatë. Kështu do bëjmë për zhurmat. Bashkitë kanë detyrimin të përcaktojnë zoat në të cilat do të lejohet zhurma. Ndërkohë Ministria e Mjedisit në datën 1 qershor nuk do të japë leje medisore për aktivitete që nuk janë në planet e bashkisë. Është fare e thjeshtë. Një ditë punë. Bashkitë miratojnë planet ku do lejohet zhurma ministria jep ose nuk jep leje mjedore.  Kaq e thjeshtë është kjo histori. Po kështu edhe me plastikat, vajrat, skrapin, mbetjet spitalore, pastrimin e bregdetit. Kemi raste konkrete si gjërat zgjidhen me vullnet, por ama me seriozitet, kontroll dhe me bashkëveprim.

EMISIONET