Kjo video e një "Samaritani të mirë" ka një motiv të fortë për t'u parë!

Drejtuesi i një skuteri ka impresionuar publikun pasi ka ndihmuar një grua të moshuar të kalojë një rrugë të gjerë plot me makina, siç mund të imagjinohen rrugët në Kinë.

"Samaritani i mirë" ndaloi skuterin e tij para makinave, duke detyruar shoferët që të ndalnin, teksa një grua tejet e moshuar kishte mbetur e mbërthyer në trafik.

Ajo shihet duke ecur ngadalë me shkopin e saj në rrugën me katër korsi.

Rasti ndodhi në Hezhou, provinca Guangxi e Kinës jugore, të premten e kaluar.

Pamjet prekëse të kamerave të sigurisë janë shpërndarë gjerësisht nga mediat kineze pasi u publikuan nga Policia Rrugore e Hezhou në llogarinë e saj si Twitter dhe Weibo.

Sipas policisë, ka një sërë semaforësh në pjesën e rrugës ku pensionistja po përpiqej të kalonte.

EMISIONET