Një version i makinës së parë e cila është e aftë të fluturojë është prezantuar në një shfaqje  motorike në Gjenevë.

Automjeti i aftë të flutojë dhe të ec lirisht në tokëme vlerë £ 440,000, mund të arrijë në 180 kilometra në orë, në rrugë ose në qiell, sipas firmës holandeze Pal-V International.

Mjeti me dy motorë, i cili duket si një hibrid midis një motoçikletë dhe një helikopteri, u shfaq nga kompania përpara dërgimit të porosive të para për vitin 2019.

Automjeti i zbuluar në Zyrën Motorike të Gjenevës të martën është një “avion” me tre rrota që mund të mbajnë dy persona dhe është certifikuar zyrtarisht për përdorim në rrugë dhe në qiell në Evropë dhe në SHBA.

Pal-V është bërë me fibër karboni, titan dhe alumin dhe peshon 680 kilogram dhe kërkon një pistë prej 165 metër për ngritje dhe vetëm 30 metra për ulje.

Mjeti është i pajisur me një sistem të ngjashëm me atë të një motoçikleta.


/Ora News.tv/