Një grua ka gjetur vendin më të papërshtatshëm për të bërë piknik pasi rrezikonte jetën. Ajo dukej e pavetëdijshme për faktin se ishte ulur buzë shkëmbit të plasaritur, i cili mund të shembej në cdo moment.

Sid Saunders u tmerruar kur pa gruan të ulur mbi shkëmbin e paqëndrushëm ndërsa hante drekë. Cilësohet si vendi më famëkeq pasi ka patur shumë rënie të shkëmbinjve kohët e fundit.

Në verë, mijëra copa gurësh ranë në plazhin e Seafort Head duke bërë që shërbimet emergjente të zhvillonin një operacion kërkimi, në të cilin u zbulua se nuk kishte të lënduar.

Fotografi 74-vjeçar që jeton në Hastings po paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë të sigurtë pranë shkëmbinjve duke respektuar shenjat paralajmëruuese.

Po shijoja pasditen time të martën kur pashë një grua të re duke kaluar mbi tabelat paralajmëruese për të qëndruar në majë të shkëmbit. Isha larg saj dhe u shokova kur pashë që ishte ulur duke ngrënë e pirë, pa u shqetësuar. Doja ta paralajmëroja, por fatmirësisht u ngrit për të shkuar në një drejtim tjetër”, tha ai.

/Ora News.tv/