Kjo është qelia e trafikantit të frikshëm dhe vdekjeprurës të drogës

Një i dënuar brazilian me 8 vite burg për drogë ka gjithçka në qelinë e tij. Qelia konsiderohet “VIP” dhe brenda saj ka tv plazma, kuzhinë të posaçme, tri dhoma, bibliotekë dhe DVD. Jarvis Chimenes Pavao, ishte mbyllur në burgun Tacumbu në Asuncion, Paraguaj, pasi u gjet fajtor për akuzat e pastrimit të parave.

Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të mëdhenj, të frikshëm dhe vdekjeprurës në Amerikën e Jugut. Ai jeton në luks edhe në burgun Pars në Paraguai. Ai është shpallur fajtor për akuzën e pastrimit të parave.

Hetuesit mësynë në qelinë e tij të martën e shkuar pasi kishte dyshime se aty kishte eksplozivë, por gjetën një vend luksoz. Dëshmitë në fakt tregojnë për sistemin tejet të korruptuar në burgjet e Paraguait.

Drejtorët e burgjeve kanë marrë ryshfet nga trafikantit për t’i siguruar qeli të tilla. Avokati mbrojtës tha se klienti i tij kishte paguar për strehimin, kualitetin, rinovimin e bibliotekës dhe kuzhinën. Pas publikimit të skandalit, ministri i Drejtësisë Carla Bacigalupo u shkarkua menjëherë.

36B56AEC00000578-0-image-m-77_146985624307236B56A4800000578-0-image-a-87_1469856286379

36B56A4C00000578-0-image-a-83_1469856273768 36B56A4800000578-0-image-a-87_1469856286379 36B56A5400000578-0-image-a-64_1469856149643 36B56A6000000578-0-image-a-78_1469856257576 36B56AC900000578-0-image-a-66_1469856186716 36B84CF500000578-0-image-a-89_1469856290459 36B84CF900000578-0-image-a-73_1469856214015

 

EMISIONET