Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën opinionit publik në hetimin e vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare ‘’Serbia, Demokracia,Drejtësia", Oliver Ivanoviç, duke e publikuar fotografinë e automjetit nga i cili është qëlluar. 

Siç thuhet në deklaratën e shefit të operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Zhelko Bojiç, pas miratimit për publikim të informatave që do të mund të ndihmonin rreth hetimit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, njësia hetuese e Policisë së Kosovës iu është drejtua opinionit publik për ndihmë, se në qoftë se kanë informacione rreth automjetit, fotografitë e të cilit janë publikuar dhe janë të bashkangjitura, informatat e tilla t’i deponojnë në stacionin më të afërt të Policisë.

Oliver Ivanoviq, është vrarë më 16 janar përpara zyrës së partisë së tij në qendër të Mitrovicës Veriore. Hetimi nuk ka identifikuar autorët, derisa një polic serb është arrestuar me dyshimin për manipulimin e provave në rastin Ivanoviq, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar të jetë kryer vepër penale. Ndonëse vetë ai e ka pranuar, i njëjti refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim./REL

/Ora News.tv/