Kisha Ortodokse e Ukrainës fiton pavarësinë nga kisha ruse

Kisha Ortodokse e Ukrainës fiton pavarësinë nga kisha ruse

Ceremonia për të njohur zyrtarisht pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës po zhvillohet në Turqi. Ceremonia do shënojë një ndarje historike nga Kisha Ruse.

Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Konstandinopojës, që është kreu i Kishës Ortodokse Botërore, do nënshkruajë në Stamboll një dokument që pranon "autoqefalinë" ose pavarësinë e kishës ukrainase.

Ky dekret, ose siç njihet "tomos", do ti dorëzohet kishës ukrainase më 6 janar, duke përfunduar edhe ceremoninë dy-ditore.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko mori pjesë në ceremoninë e kishës në Stamboll përpara nënshkrimit.

Dokumenti formalizon një njoftim që u bë në tetor. Ky veprim provokoi një reagim të furishëm në Rusi, ku Kisha ka ndërprerë lidhjet, duke thelluar një ndarje me Kishën Ortodokse mbarëbotërore.

Kishat e Ukrainës për shekuj me radhë kanë qenë nën autoritetin e udhëheqësve të Kishës Ortodokse Ruse në Moskë.

Vendimi mund të çojë gjithashtu në një përçarje të përhershme në lëvizjen globale ortodokse, raporton BBC.

EMISIONET