"Kisha frikë për jetën time", aktorja rrëfen 'tmerret' që përjetoi nga Johnny Depp

“Johnny Depp ishte një monstër që rrahu vazhdimisht ish-gruan e tij Amber Heard, para dhe pas martesës”, deklarohet në dokumentet e reja që u paraqitën në gjykatë.

Aktorja e njohur ka rrëfyer tmerrin që përjetoi nga dhuna fizike, nga e cila frikësohej se mund të vdiste.

“Pinte gjithë natën dhe drogohej. Kur u zgjova në një mëngjes, ai më priti dhe filloi të më ngacmojë. Atë ditë më goditi disa herë, më pështyu dhe më goditi me shishe. Kisha frikë për jetën time”, rrëfeu aktorja në një intervistë.

Martesa e tyre zgjati më pak se dy vite dhe tashmë është hapur një gjyq për ta. Aktori Johnny Depp ka kërkuar 50 milionë dollarë në gjykatë duke pretenduar se dëshmia e Heard është e rreme.


EMISIONET