Mungesa e investimeve ka lënë në harresë monumentet e kulturës dhe vlerat historike që ato mbartin. Kisha e Barmashit në Korçë rrezikon të shembet, ndërsa në Bazilikën e Gjuricës në Durrës nuk është janë kryer gërmime prej 30 vitesh.

Mbi 400 vite histori mbart Kisha e Barmashit në Korçë, të cilën mungesa e investimeve po e çon drejt rënimit të plotë dhe zhdukjes së vlerave.

Në ato pjesë ku muret ende mbahen qëndrojnë të trashëguara afreske e ikona.

Drejtori i Monumenteve në Korçë shprehet se është në dijeni të gjendjes së Kishës, por thotë se nuk ka fonde.

Gjergji Koki: Është një objekt që kërkon ndërhyrje kapitale, ndërhyrja është shumë e kushtueshme. Ne kemi hartuar projektin e restaurimit, e kemi ripërditësuar me situatën aktuale me disa ndryshime të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme. E kemi parashikuar te projektet tona prioritare dhe presim sërish nga Ministria e Kulturës apo donatorë të ndryshëm, të cilët kanë interes në investimin e trashëgimisë, të gjendet mundësia për ta financuar këtë objekt.

Ndërkohë në Gjuricë të Durrësit kjo tabelë njofton se Bazilika mbrohet nga shteti edhe pse ky i fundit prej më shumë se 30 vitesh nuk është investuar në gërmime apo promovim të vlerave të saj.

Bazilika i përket shekullit të pestë para erës sonë, ndërsa studiuesit flasin për një vepër me rëndësi të madhe historike.

Pellumb Beja: Gërmimet arkeologjike u ndërprenë për mungesë fondesh, për të ardhur keq. Sot aty ndodhet thjesht një tabelë që tregon: Po është jetuar në shekullin IV-VI, dhe vetëm kaq.

Këto nuk janë të vetmet Monumente Kulture që për shkak të mungesës së vëmendjes së shtetit janë lënë në harresë.

/Ora News.tv/