Kisha bllokon rrugën e plazhit, banorët e Ishmit kërcënojnë: Bllokojmë pelegrinët e Shna Ndout

Kisha bllokon rrugën e plazhit, banorët e Ishmit

Banorët e Ishmit në Durrës, kërcënojnë se do të bllokojnë të mërkurën rrugën që të çon në Kishën në Kepin e Rodonit, në ditën e pelegrinazhit për festën e Shna Ndout.

Ata thonë se do ta ndërmarrin këtë hap ekstrem  si kundërpërgjigje për bllokimin sipas tyre të padrejtë që kisha Franceskane i ka bërë një rruge të shkurtër që i nxjerr ata në det.

Banor: "Më 13 qershor është festa e Shna Ndout, që vijnë me mijëra këtu dhe nuk ka për të kaluar asnjë njeri."

Banor: "I kërkojmë shtetit që ta hetojë këtë rast pasi mund të ketë dhe incidente më 13 qershor këtu."

Banorë të zonës, kryesisht nga fshati Shetaj, protestuan, ndërsa tentuan edhe të largojnë blloqet e mëdhej të gurëve që janë përdorur për të bllokuar rruga

Ata thonë se kjo rrugë sipas tyre ekzistuese u shërben në punët e përditshme pasi një pjesë e mirë janë peshkatarë dhe e kanë të lidhur jetesën me detin.

Banor: "Nëse mbytet një plazhist ose peshkatar nga do të hyjë ambulanca që ta marrë?"

Banorët e Ishmit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për ti dhënë zgjidhje kesaj situate dhe heqjen e pengesave për qarkullimin në këtë rrugë.

EMISIONET