Kina "tundon" Iniestën, e bën futbollistin më të paguar në glob

Kina "tundon" Iniestën, e bën futbollistin më të

Andres Iniesta po mendon seriozisht një kalim në kampionatin kinez të futbollit.

Sipas asaj që shkruan "Sport ES" kapiteni i Barcelonës është i tunduar, pasi i është ofruar një pagesë prej 36 milionë eurove nga skuadra e Tianjin.

Përfaqësuesit e klubit kinez kanë qënë edhe në Spanjë dhe janë optimistë për përfundimin me sukses të këtij operacioni.

Iniesta është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2002 duke shënuar 430 prezenca me klubin katalanas. Futbollisti ka fituar 4 herë Ligën e Kampionëve dhe 8 herë kampionatin spanjoll.

Ndërkohë fantazisti ka arritur të shpallet një herë kampion bote me përfaqësuesen e Spanjës, duke qënë dhe autori i golit të vetëm të finales.

EMISIONET