Zyrtarët kinezë po vlerësojnë përparimin e shënuar në teknologjinë e kompjuterëve gjatë një dekade nëpërmjet një programi të posaçëm kombëtar. Arritja më e dukshme është programi për superkompjuterin më të shpejtë në botë, atë Sunway TaihuLight.

Programi i filluar në vitin 2008, u hartua me qëllim për t’ju dhënë shkencëtarëve kinezë dhe kompanive shtetërore mundësinë për të krijuar pajisjet bazë elektronike, si dhe chipe universalë apo software.

Diao Shijing, nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit, thotë se programi në fjalë ka ndihmuar për të ngushtuar hendekun midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës në shkencat kompjuterike.

“Gjatë një dekade, hendeku midis nivelit të pajisjeve elektronike bazë të prodhuar jashtë dhe atyre të prodhuar në Kinë, është ngushtuar nga 15 vjet në 5 vjet. Normat e mbështetjes së pavarur të pajisjeve elektronike bazë të përdorura për pajisjet kanë shkuar nga më pak se 30 për qind në mbi 85 për qind. Shpejtësia maksimale e njësive të procesorit (CPU) ka arritur në 3 trilionë për sekondë, duke shënuar një rritje prej 600 herë krahasuar me atë të vitit 2006.”

Në lidhje me superkompjuterin më të shpejtë në botë Sunway TaihuLight, shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar të gjitha software-t dhe hardware-t e përdorura.
Për vitet e ardhshme autoritetet e programit kombëtar të shkencës dhe të teknologjisë thonë se do të fokusohen tek inteligjenca artificiale, big data, makinat inteligjente dhe robotët. /ATA/

/Ora News.tv/