E ardhmja e Cedric Bakambu është Super Liga kineze.

Është ky lajmi i konfirmuar nga tekniku i Villareal, Javi Calleja në konferencën për shtyp, para ndeshjes që "Nëndetësja e Verdhë" luan kundër Leganes, e vlefshme për 1/8-t e Kupës së Mbretit.

Calleja ka pohuar se ka një akord me një skuadër të Super Ligës kineze dhe se në ditët në vazhdim pritet dhe zyrtarizimi.

Sipas mediave spanjolle, 26 vjeçari ka arritur akordin me Beijing Guoan, ndërsa në arkat e klubit të verdhë do të derdhen reth 40 milionë euro.

/Ora News.tv/