Kina importon gomerë për të rritur ekonominë

Kina importon gomerë për të rritur ekonominë

Në mënyrë që të sigurojë rritje në sektorin e eksportit, Kina do importojë gomarë në vend, duke i hapur rrugë fitimit të milionave nga tregtia.

Një zyrtar në departamentin e bagëtive në Khyber Pakhtunkhëa (K-P) konfirmoi importin e kafshëve nga Pakistani.

Globalisht, Pakistani ka numrin e tretë më të madhe të gomerëve, ndërsa Kina qëndron në vendin e parë.

Zyrtari shtoi se departamenti do përqëndrohet në ndërtimin e fermave për gomerët në mënyrë që të rrisë eksportet.

Një ndërtesë veterinarie është përuruar në Lahore për të mbështetur iniciativën.

Ndërsa dy ferma të tjera janë ngritur në Dera Ismail Khan dhe Mansehra me partneritet të huaj.

Zyrtarët zbuluan se kompanitë e huaja ishin të gatshme të bënin një investim prej 3 miliard dollarësh për të  mundësuar bujqësinë komerciale të gomerëve.

Qeveria pakistaneze, gjatë tre viteve të para, planifikon të eksportojë 80.000 gomerë në Kinë.

EMISIONET