Kim Kardiashian dhe Mario grimojnë një 'kufomë'

Kim kurrë nuk e ka fshehur dashurinë për make-up-in dhe bukurinë.

Por episodi i fundit i shfaqjes së saj realiti 'Keeping Up With the Kardashians' e shfaqi atë teksa eksperimentonte aftësitë në një kufomë, në përpjekje për t'u bërë një sipërmarrëse varrimi, pasi deklaroi se është 'e fiksuar' me vdekjen.

Kim, 37 vjeçare, u shfaq teksa lexonte dhe kërkonte informacion për të bërë të mundur që të vdekurit të ngjajnë sa më mirë ditën e funeralit të tyre, edhe pse këtë e realizoi fillimisht duke 'mashtruar' mamanë e saj Kris Jenner të shtrihej si e vdekur, në mënyrë që të mund të praktikohej tek ajo.

Gjithsesi, Kim ushtroi pasionin e saj në një kufomë të vërtetë.

‘Stomaku im po rrotullohet. Mendova se isha mirë dhe mund ta përballoja, por papritur jam në gjëndjen për të thënë "O Zot, jam gati të vjell'", pranoi Kim , pasi Amber Carvaly (një profesionist i grimit të kufomave) i shpjegoi se si balsamosnin njerëzit, apo sesi 'rimodelonin' fytyrën e transformuar të një kufome të qëlluar në fytyrë.

‘Ne kërkuam për një eksperiencë autentike, por po nis ta rimendoj edhe një herë këtë', pranoi Kim, e cila më herët kishte bërë humor duke thënë se po 'vdiste' të mësonte 'hilet e zanatit'.

Më pas Kim pranoi se ishte tmerruar kur ajo dhe mjeshtri i grimit, miku i saj Mario Dedivanovic u drejtuan për në dhomën ku ndodhej zonja e moshuar, e shtrirë, pa ndjenja.

Kim më në fund tha se ndihej e lehtësuar që zonja merrte frymë dhe nuk ishte një kufomë.

Kur më në fund të dy u qetësuan, Kim tha se ajo mund ta shihte një punë të tillë si një 'karrierë të mirëfilltë' për Marion, i cili ankohet duke thënë: "Nuk do bëja dot foto Instagrami apo tapeti të kuq".

Në përfundim të kësaj eksperience, Kim pranon: "E di se kjo është një eksperiencë shumë e rëndë për mua për ta çuar para, por kam mësuar shumë nga qëndrimi këtu dhe jam mirënjohëse për këtë eksperiencë."

'Jam shumë e lumtur që Mario erdhi me mua, sepse e di që kur të vijë dita që të ndërroj jetë, do jem në duar të sigurta.'


EMISIONET