Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt vetëm pak ditë më parë.

Dhe ylli i televizioneve ka zbuluar emrin e foshnjës së porsalindur. Djali, i ardhur në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese, është pagëzuar me emrin Psalm West.

Kim zbuloi emrin nëpërmjet një postimi në Instagram, vetëm një javë pasi Psalm  lindi.

Përveç emrit, ajo tregoi edhe një foto të djalit në krevat, që Kanye ia kishte dërguar me mesazh.


/Ora News.tv/