Nëna zëvendësuese e foshnjës së Kim Kardashian pritet të lindë nga momenti në moment.

Gruas surrogate raportohet se i kanë ardhur dhimbjet e lindjes dhe do sjellë në jetë foshnjës në orët e vona të së enjtes.

Foshnja është fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West.

Pritet që çifti të bëhet me djalë. Ndërsa u shfaq në emisionin "The Ellen Show", motra e Kim, Kourteny tha se ylli i televizionit nuk mund të ishte në studio për shkak se nënës zëvendësuese të foshnjës së saj i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Në janar, Kim tha se dëshironte ti vendoste një emër armen djalit por që nuk kishte vendosur akoma.

Fëmijët e saj janë North, Saint dhe Çikago.





/Ora News.tv/