Kim Kardashian është një nga femrat më me ndikim në botën e modës dhe rrjeti i saj social Instagram numëron 136 milion ndjekës.

Kjo bën që Kardashian të shfrytëzojë famën dhe fuqinë që ka duke e kthyer në para. Ajo ka akuzuar firmën Missguided USA, një kompani veshjesh pasi përdorën imazhin e saj. Për këtë arsye, Kim do ta hedhë në gjyq për 5 milionë dollarë.

Në dokumentet e siguruara nga TMZ thuhet se Kim justifikon paratë duke treguar se kapaciteti i saj është të fitojë shumë para. Ajo fiton rreth 300 mijë - 500 mijë dollarë vetëm për një postim në Instagram.

Shpesh herë, Kim refuzon të pranojë ofertat pasi nuk pëlqen të bëjë shumë reklama. Sa i përket padisë, Kim thotë se firma i ka dëmtuar imazhin.

/Ora News.tv/