Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt pak javë më parë.

Djali i tyre Psalmi erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese. Dhe menjëherë ylli i televizioneve vendosi t'ia prezantonte botës.

Por postimi i fotografisë së fëmijës në Instagram nuk është pritur mirë nga kritikët.

Disa nga komentuesit i shkruajtën se publikimi i fotografisë ishte rrezik për sindromën e vdekjes së papritur.

Ndaj, Kim vendosi të fshinte fotografinë nga rrjeti social.

/Ora News.tv/