Kim Kardashian do i paguajë qeranë për pesë vite ish të burgosurit

Kim Kardashian do i paguajë qeranë për pesë vite ish të

Nuk është më sekret qëndrimi i Kim Kardashin mbi drejtësinë penale dhe reformën e burgjeve në Shtetet e Bashkuara.

Majin e vitit të kaluar ajo ndihmoi në lirmin e një gruaje 63-vjeçare, Alice Johnson, e cila vuante dënim të përjetshëm për shitje droge.

Fushata e Kim ishte e suksesshme dhe Trump fali Johnson.

Dhe tani ylli i televizioneve amerikane është zotuar të ndihmojë një të burgosur tjetër, Mateu Charles, i cili u lirua nga burgu në janar pas 20 vitesh dënim për drogë.

Charles aplikoi për strehim në një kompleks apartamentesh në Nashville, por kërkesa e tij u mohua për shkak të "kaluarës së mëparshme kriminale".

Dhe më pas ai publikoi në postim Facebook duke thënë se Kim kishte dëgjuar për rastin e tij dhe i ofroi ndihmë.

Sipas raportimeve Kim e ka ndihmuar të gjejë një banesë për të jetuar dhe do i paguajë qeranë për 5 vite, ku gjatë kësaj kohe ai duhet të kursejë paratë për të blerë shtëpi.

EMISIONET