Kim Kardashian diagnostikohet me sëmundjen e rrallë të lupusit

Kim Kardashian diagnostikohet me sëmundjen e rrallë të lupusit

Kim Kardashian West ka shpërthyer në lot pasi mjeku i konfirmoi se rezultoi pozitive për një sëmundje auto-imune.

Ylli i televizioneve zbuloi lajmin në episodin e parë të sezonit të ri Keeping Up With The Kardashians. Mongolja e biznesit u diagnostikua me lupus, një sëmundje potencialisht kërcënuese për jetën.

Gjithashtu 38-vjeçarja, e martuar me reperin amerikan Kanye West, rezultoi pozitive për artritin reumatoid.

Nëna e 4 fëmijëve kishte dhimbje në duar dhe në kyçe.

Ajo shkoi tek mjeku për të bërë analizat e gjaku dhe lajmi për sëmundjen iu dha nëpërmjet një telefonate.

Lupus është një sëmundje kronike auto-imune që mund të sulmojë çdo pjesë të trupit, përfshirë nyjet, lëkurën, veshkat dhe mushkëritë.

Vlerësohet se prek më shumë se 20.000 njerëz në Australi dhe Zelandën e Re, sipas allergy.org.au, që gjithashtu pohon se 90 % e njerëzve me lupus janë femra.

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez zbuloi në vitin 2017 se bëri transplanti të veshkave për shkak të sëmundjes së lupusit.

EMISIONET