Kim Jong-un paralajmëron anulimin e takimit me Donald Trump

Kim Jong-un paralajmëron anulimin e takimit me Donald Trump

Koreja e Veriut ka anuluar bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut që ishin parashikuar të zhvilloheshin nesër. Kjo për shkak të zëmërimit ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake me SHBA-në.

Agjencia zyrtare e lajmeve  KCNA në Korenë e Veriut tha se stërvitjet ishin një "provokim", shkruan BBC.

Për këtë Koreja  paralajmëroi edhe SHBA për anulimin e samitit historik për takimin midis Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump që është planifikuar për në 12 qershor në Singapor.

Në mars, Trump tronditi botën duke pranuar një ftesë për të takuar Z. Kim.

"Ne të dy do të përpiqemi ta bëjmë atë një moment shumë të veçantë për Paqen Botërore!" shkruajti në twitter në atë kohë Trump.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se po vazhdonte të përgatitej për samitin e Trump-Kim në Singapor dhe se nuk ishte në dijeni të ndonjë ndryshimi në pozicionin e Koresë së Veriut.

EMISIONET