Kim Jong-un, në Singapor me tualet personal

Kim Jong-un, në Singapor me tualet personal

Edhe pse takimi mes liderit të Koresë së Veriut dhe Presidentit Amerikan, Donald Trump ishte shumë miqësor, masat e marra nga e Kim Jong-un ishin shumë ekstreme.

Mediat raportojnë se lideri i Koresë së Veriut kishtë udhëtuar në Singapur me tualet personal.

Kjo masë sigurie u bë pasi autoritetet e Koresë së Veriut nuk donin që të linin gjurmë të udhëheqësit të tyre, në mënyrë që armiqtë e tij të mos kishin mundësi ti bënin analizat.

Lee Yun-keol, i cili ka punuar në njësinë e Komandës së Gardës së Koresë së Veriut shpjegoi se përdorimi i një tualeti, i cili lidhet me kanalizimet publike mund të lerë informacion për shëndetin e Kim Jong –un.

Një tjetër masë e marrë ishte fakti që Kim Jong-unë shkoi në Singapor me dy avionë. Kjo u bë qëllimisht për të ngatërruar njerëzit që mund të kenë pasur qëllime dashakeqëse ndaj liderit koreano verior.

Po ashtu atë e shoqëronte një limuzinë dhe një Mercedes Benz S600 të blinduar.

Udhëheqësi gjithashtu solli 20 mjete të tjera, duke përfshirë një ambulancë.

EMISIONET