Kim ia merr dorën, flet me Trump për të liruar një tjetër të burgosur

Kim ia merr dorën, flet me Trump për të liruar një

Pasi nxorri jashtë hekurave gjyshen që ishte dënuar me burg të përjetshëm, Kim ka marrë përsipër  një tjetër çështje.

Kim Kardashian West ka shkuar sot në mëngjes (5 shtator) në Shtëpinë e Bardhë për të folur me presidentin Trump për rastin  e një të burgosuri. Ajo po merret me kauzën e reformës në burg dhe është në mbrojtje të Chris Young.

Ai po vuan dënimin e përjetshëm në Tennessee për posedimin e kokainës dhe marijuanës. Chris është tani 30 vjeç dhe ka kaluar 10 vite në burg.

Kim ishte e ftuar në emisionin “Dënim i gabuar” nga Jason Flom ku foli për rastin e Chris. Aty bëri një premtim se do të punojë që ti japë shumë shpejt lirinë.

Ajo dëshiron që presidenti Trump të riorganizojë reformën e burgjeve dhe të jepet dënimi në varësi të krimit.

EMISIONET