Shumë shpejt, Martin Rodriguez mund të përfundoj në "lupën" e shumë klubeve europiane, pasi kiliani arriti të shënonte një nga golat më të bukur të këtij sezoni.

23 vjeçari realizoi prej një distance të largët në ndeshjen që klubit i tij, Cruz Azul fitoi në transfertë ndaj Pueblas.

Ai që ndoshta ishte një krosim, por që mohohet të ketë qenë i tillë nga vet lojtari, përfundoi në rrjetën e portierit në mënyrë spektakolare.

Goli i hapi rrugë fitores së Cruz Azul që arritën të triumfojnë me rezultat 2 me 0 në Kupën e Meksikës.

Kyështë goli i tretë i Rodriguez, që deri në këtë pikë të sezonit është aktivizuar në 19 takime në të gjithë kompeticionet.

/Ora News.tv/