Kikia: Pas vrasjes së Kacifas, është rritur dhuna mbi baza nacionaliste

Kikia: Pas vrasjes së Kacifas, është rritur dhuna mbi baza

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se pas vrasjes së Kostandin Kacifas në fshatin Bularat, është rritur intensiteti i dhunës mbi baza nacionaliste.

Kikia: Fryma dhe qëndrimi dhe i Tiranës zyrtare. Nëse një ekstremist grek vret një shqiptar kjo nuk do të thotë se është fajtor shteti grek. Absolutisht jo. Ajo që vërehet sot është se pas ngjarjes në Bularat është ngritur intensiteti i mikrobit në ajër që nxit dhunë mbi baza nacionaliste dhe ky është faji i politikës dhe medias. Për mua nuk është rastësi. Duhet të ndajmë hakmarrjen e njeriut në rrugë dhe hakmarrjen e shtetit. Kjo e shtetit është e frikshme pastaj.


EMISIONET