Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në shkencat ekzakte mesatarja e studentëve që pranohen nuk i kalon ata me mesatare 6, duke theksuar se prodhohen mësues të dobët dhe duke krijuar një rreth vicioz.

Kikia: Ne jemi futur në një rreth vicioz. Mësues të dobët, nxënës të dobët, studentë të dobët që riciklohen në mësues të dobët. Unë kam statistikat zyrtare që tregojnë për mesataren e studentëve të përthithur nga Shkencat e Natyrës që janë shtylla kurrizore e arsimit.

Malaj: Në Durrës nuk ka mësues matematike.

Kikia: Shkencat ekzakte i mbajnë akoma mësues me thinja.

Dikur nuk shkonte asnjë që nuk e kishte mesataren mbi 8.

Të gjithë këta njerëz diplomohen si mësues fizike dhe matematike. Këta mësues përgatisin këtë studentë që ushqejnë këto universitete. Kjo ka bërë që të ulet në mënyrë skandaloze niveli i mësimdhënies.

/Ora News.tv/