Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora në diskutim me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se bregdeti shqiptar sot është i oligarkëve dhe jo bregdeti i turizmit që duam ne.

Mentor Kikia: Në Gjirin e Lalzit është mbushur me vila. Unë nuk di që një njeri i pasur nga Tirana, që blen vilë në Gjirin e Lalzit ta lëshojë në verë me qira për pushuesit, sepse nuk ja ndjen fare për ato 100 euro, që do t'i japi ai pushuesi.

Blendi Klosi: Këtu po kërkohet që ne të kemi më shumë hoteleri, më shumë shërbime.

Mentor Kikia: Por këto nuk janë të gjithë hotele, këto janë shërbime salltanetesh. Shumë zona turistike janë zona të të pasurve tani që kanë nga një vilë në Tiranë, një në Vlorë, edhe një në Durrës që ta ketë këtu afër. Ky është bregdeti. Ky është bregdeti i oligarkëve, nuk është bregdeti i turizmit që duam ne. 


/Ora News.tv/