Gazetari Mentor Kikia i ftuar "360 Gradë" në Ora News, thotë se gjuha e eurodeputetëve grekë ndaj Shqipërisë është më e pacipa.

Kikia: Problemi është niveli politik i cili merr gjuhën e rrugës siç ishte rasti i eurodeputetëve grekë që patën faqen e zezë që shkuan deri në Parlamentin evropian dhe kërkuan rezolutë kundër Shqipërisë për një ngjarje që nuk kishte arsye. Ajo që duhet vlerësuar është gjuha me të cilën ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Është e ashpër nëse do ta shikosh në një konkekst, por është reale. Pas një vale deklaratash dhe akuzash nga më të pacipa të eurodeputetëve grekë në Parlamentin Evropian, ku shpifej në mënyrë të paskrupullt. Unë ndaj të njëjtin mendim me Koçon që ne në shumë raste edhe aktualisht kemi qenë në mbrojtje sepse sa herë kemi tentuar të lëvizim jemi përballur me një reagim agresiv. Ajo që ka ndodhur është se kemi fituar pak kurajo për të thënë ndal. Kështu ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme.


/Ora News.tv/