Kiço Londo: Kam një mision, nuk shkel mbi veten dhe as mbi ata që më kanë besuar

Kiço Londo: Kam një mision, nuk shkel mbi veten dhe as mbi ata

Kiço Londo, drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", i përfolur shumë muajt e fundit për largimin nga drejtimi i këtij institucioni me firmën e ish-ministres Mirela Kumbaro, flet për herë të parë për këtë temë.

I ftuar në studion e Ora News, Londo e cilësoi këtë një thashethem.

Londo: E vetmja gjë që marr seriozisht është puna. Pretendoj që kam një mision, që i jam kushtuar dhe nuk kam ndërmend të shkel mbi veten dhe as mbi ata që më kanë besuar dhe më mbështesin në këtë thashethemnajë.

Nga të thënat e INSTAT për 3-mujorin e fundit 2018 rezulton se Teatri Kombëtar Eksperimental është i vetmi me më shumë shfaqje she spektatorë.

Londo: Mbetet e padiskutueshme dhe si pronë e patundshme e Teatrit Kombëtar Eksperimental, është fakti që sasia është dominante. 80 mijë spektatorë, pra gati më shumë se 12% e popullsisë së Tiranës ka ardhur në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Galeria e Arteve dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit janë dy institucionet që kanë rezultuar ne numrin më të ulët të shfaqjeve dhe spektatorëve.


EMISIONET