Khabib i bindur: Jam i pafajshëm, nuk shkoj në Nevada

Khabib i bindur: Jam i pafajshëm, nuk shkoj në Nevada

Pasi shkaktoi trazira në fundin e duelit ndaj Conor McGregor, kampioni i peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit Shtetëror të Atletikës të Nevadës (NSAC) për të vendosur dënimin e tij dhe kundërshtarit irlandez.

"Më 10 dhjetor ata do të takohen përsëri dhe do të më thërrasin por nuk do të shkoj. Nuk jam fajtor. Fillova luftën dhe e përfundova si njeri. Ata do të ndëshkojnë iniciatorin. Fitova luftën sipas rregullave. Pas luftës i tregova atij se ajo që bëri përpara luftës nuk do të ishte e pa-paguar," këmbënguli Khabib.

Mbrëmjen e 6 tetorit, stafi i kampionit rus u fut në Oktagonin e "T-Mobile Arena" në Las Vegas për të goditur McGregor dhe për këtë fakt, drejtues të UFC nuk i dhanë titullin kampion Khabib në çast, pasi sipas tyre do të përshkallëzohej përleshja.

Gjithsesi, Khabib pagoi një gjobë prej 2 milion dollarë për këtë incident, ndërsa u përjashtua pa afat nga drejtuesit e UFC.

EMISIONET