Një studim i ri thotë se pajisjet që tregojnë kujdesin shëndetësor arrijnë të zbulojnë me saktësi nëse përdoruesit e Apple vuajnë nga kjo gjendje e rëndë.

Pajisje si ora Apple ose Fitbit mund të kuptojnë nëse preken nga gjendja serioze si apnea (ndërprerja e frymëmarrjes në gjumë) apo hipertensioni.

Studimi i Universitetit Kaliforni San Franscisco tregoi se ora Apple ka aftësinë për të zbuluar një çrregullim në zemër me një saktësi deri 97%.

Pjesëmarrësit përdorën aplikacionin Cardiogram për të parë problemet shëndetësore, që dolën shumë të sakta.

Në 6.115 persona që u bë studimi,  simptomat e ndalimit të frymëmarrjes në gjumë që mund të jenë fatale u gjetën në 1.016 persona ndërsa me hypertension dolën 2.230.

/Ora News.tv/